“Faktet ulërijnë dhe asnjë pazarxhi s’mund t’i mohojë”, Vasili: Çdo pazar me Reformën në Drejtësi është ortakëri me krimin!

178
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i kushton një postim të gjatë në “Facebook” Reformës në Drejtësi, duke u shprehur ashpër se “çdo pazar me këtë reformë është ortakëri me kapjen dhe krimin shtetëror të Ramës”.

Sipas numrit dy të LSI, Reforma në Drejtësi është kapur nga Rama dhe Rilindja dhe këtë e di i madh e i vogël, ndërsa shton se “pandëshkueshmëria e qeverisë është prova ulëritëse e kapjes së drejtësisë”.

Mesazhi i Petrit Vasilit:

Çdo pazar me Reformen ne Drejtesi eshte ortakeri me kapjen dhe krimin shteteror te Rames!
Reforma ne Drejtesi eshte kapur nga Rama dhe rilindja dhe kete e di i madh dhe i vogel.
Pandeshkueshmeria e qeverise eshte prova uleritese e kapjes se Drejtesise dhe Teatri, Beccheti, Inceneratoret dhe Porti i Durresit si krime te verteta shteterore jane fakte qe flasin vete.
Reformen ne Drejtesi nuk e shpetojne dot ne asnje menyre pazaret e qelbura, por hetimi deri ne fund dhe nxjerrja e ndeshkimi i pergjegjesve te kapjes se saj.
Çdo pazar me Reformen ne Drejtesi vetem legjitimon kapjen perfundimtare te saj dhe asgjesimin e shtetit te se drejtes.
Çdo pazar me reformen ne Drejtesi eshte ortakeri me krimin shteteror te Rames dhe rilindjes.
Faktet ulërijnë dhe asnje pazarxhi nuk mund ti mohoje dot:
1. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
2.Rezultatet e sondazhit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine flasin qarte:
Sondazhi provoi se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.
62.5% e qytetareve u shprehen se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine.
3.Nepotizmi politik rilindas ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.
4.Komisionet e Vetingut kane perbuzur jo pak here konstatimet shume serioze te perfaqesuesve te ONM duke shtuar edhe me shume mosbesimin ndaj vleresimeve te bera.
5. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

6. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.
Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.
7. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.
8. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
9. SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të anëtarëve të tyre.
10. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
11. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.
12. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.
13. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike. Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.
14. Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim te hapur me ligjin:
a. disa, që ONM i rrëzoi si të padenjë,
b. disa, që kishin qenë spiunë të sigurimit,
c. disa, që kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,
d. disa, që kishin bere evazion fiskal.
15. Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rëndë Kushtetutën e miratuar në 21-22 korrik 2016.
16. Gjykata Kushtetuese nuk ka marre nga Qeveria as financimin më të domosdoshëm për funksionimin e saj dhe ky është skandal tepër i rëndë.
Askush nuk u shmanget dot ketyre te vertetave shume te renda.
Asnje ortakeri dot nuk i jep dot legjitimitet kapjes se Drejtesise nga Rama dhe rilindja.
Çdo ortakeri vetem rendon ne menyre te pashprese fundin e paralajmeruar te kujtdo, qe punon kunder shqiptareve.