Çfarë po ndodh brenda selisë së PS?! Mbledhje hermetike, Rama u “sekuestron” telefonat të gjithë socialistëve

98
Sigal

Pa telefona po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS ku po diskutohet lista me 10 kandidatura për President për t’u përzgjedhur më pas vetëm një emër.

Telefonat i kanë lënë jashtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që drejtohet nga kryeministri Rama.

Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS. Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post.