Elmaz Sherifi: Duke pritur Godonë, na shfaqet Beketi!

198
Sigal

Samuel Beketi ishte dramaturg irlandez që fitoi cmimin Nobël me 1969 me veprën e tij “Duke pritur Godonë”. Vepra vlerësohet si simbol i teatrit absurd. Absurditet unë do të quaja deklaratat e kryeministrit për cështje që u takojnë institucione dhe individeve të tjerë. Le ta bëjmë më të qartë idenë nga “mora guximin” ta emërtoj statusin “Duke pritur Godon”.Mbiemeri i dramaturgut, perputhet me mbiemërin e themeluesit të televizionit Agon Channel Francesko Becchetti, i cili u akuzua publikisht nga kryeministri në Televizione e Twitter për krimin e pastrimit të parave, sikur të ishte zëdhënës i prokurorisë. Ndërsa prokurori nuk u shfaq publikisht me asnjë deklaratë, por nxorri urdhërin për sekuestrimin e aseteve pa vërtetuar krimin dhe pasojat dihen. Kryeministri premtoi se asnjë qindarkë nuk do të paguajnë shqiptarët nga urdhëri që nxorri, por Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasbourg vendosi që Shqipëria do i paguaj Becchettit 110 miljon euro,shumë e cila, nëse do të shërbente për rritjen e rrogave dhe të ardhurave nga kontributet, që ironikisht quhen pension, nuk do e ndjente aspak rritjen e cmimit të gazit. Po përse do të rritet cmimi i energjise elektrike, kur burimi i saj nuk lidhet me gazin, pasi energjia prodhohet ne hidrocentralet tona publike e private ? Kryeministri dy muaj me pare foli per mrekullin e burimeve hidrike, tani paralajmeroi sikur te ishte fallxhor, krizen energjitike, me rritjen e cmimeve, dhe “garantoi” se ato cmime, nuk do te rikthehen me aty ku ishin. Ruajna Zot nga ky model qeverisje ! Perse nuk e kane paralajmeruar rrezikun KESH e OSHE qe e kane detyre menaxhimin e burimeve hidrike dhe uljen e humbjeve elektrike, por flet kryeministri, qe aq shume i ka levduar, por nuk i ka denuar per rritjen e shpenzimeve marramendese per modernizimin e kushteve te tyre te punes ?!Kjo sjellje tipike me kujton deklaratat e kryeministrit dhe minstrave te tij, per demtimet e investimeve ne Rrugen e Kombit nga protestuesit ne Kukes, por koncensionari, asnjehere nuk u shfaq publikisht, por gjithmone ne televizione ministrat deklaronin edhe ndryshimet e kushteve te kontrates, sikur te ishin zedhenes te Koncensionarit. Kuptohet. Të gjithë marrin “oksigjen” nga e njëjta “bombël shpëtimi”, prandaj jemi te teatri absurd i Godosë, që vdesim duke pritur që zgjidhja e problemeve politike, ekonomike e sociale të vij nga subjekti që e ka krijuar e ashtu si Vladimiri e Estragoni presim në vetmi dramën e krijuar me vetëdijen e tonë.I madhërishmi na premtoi se Francesko ishte i inkriminuar, Becchetti na mori 110 miljon euro. Na premtoi se do jemi fuqia energjitike e Ballkanit, na duhet të paguajmë për dritat më shumë se cdo qytetar i Ballkanit, kur kemi pagat e pensionet më të ulta në Ballkan. Le ta presim me buzëqeshje Godon, se e meritojmë!