Presidenti Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Presidentëve të Kosovës e Malit të Zi

400
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, përshëndet deklaratën e përbashkët të Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, Thaçi-Vujanoviç, për demarkacionin e kufijve.
Presidenti Meta vlerëson se, përmes këtij akti, Mali i Zi demonstron edhe njëherë se është partner i shkëlqyer i shqiptarëve dhe faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon.
Presidenti Meta uron institucionet e Kosovës për këtë hap të rëndësishëm dhe nënvizon se kjo ngjarje i hap rrugën të ardhmes evropiane të Kosovës dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj.