Shqiptari gjendet i varur në qelinë e paraburgimit në Greqi

615
Një shtetas shqiptar mësohet se i ka dhënë fund jetës në një dhomë paraburgimi në Greqi.
Sipas Zougla.gr, shqiptari që ka kryer krimin e rëndë është rreth 50-vjeç, ndërsa ishte ndalur për kalim ilegal të kufirit
Referuar burimeve të policisë greke, autoritetet e kanë gjetur të varur në stacionin e policisë në Kissammos. Policia greke bën me dije se shqiptari për t’u varur kishte përdorur batanijen e burgut, me të cilën ishte lidhur dhe pastaj e kishte nxjerrë jashtë qelisë përmes hekurave.
Sigal