Pa maskë dhe pa doreza/ Rama ”sherr” me të moshuarit në tregje (FOTO)

330
Sigal

Këtë të mërkurë, Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren. Pa maskë dhe pa doreza, kreu i qeverisë ka parë situatën tek disa nga tregjet e Tiranës. Teksa po ecte në rrugë, kreu i qeverisë ka këshilluar me tone paksa të ashpra një të moshuar që qëndronte në shtëpi.

Rama ka qenë i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Nga ana tjetër, Rama u ka paraprirë të gjithë qytetarëve që mund ta kritikojnë përse nuk ka përdorur maska dhe doreza teksa fliste me të moshuarit.

”Duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka. E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi… Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur”.

 

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 25. März 2020