Miltiadh M. Muçi: Punë të mbarë Gledis, tregoje veten se je vetëm profesionist

300
Sigal

 

Ministri foli me superlativa për ish-kreun e “bluve” Ardi Veliu, kur duhej thënë se, përse kryepolici dhe kryeministri Rama nuk e arritën ta realizojnë objektivin e vitit 2020,  për krimin e organizuar dhe parcelat me drogë       

 Ndryshe nga shumë shkrime të tjerë, këtë do ta nis me një urim: “Punë të mbarë Gledis, tregoje veten se je vetëm profesionist”, sikur dëgjojmë dhe lexojmë nga mediat, që e ke treguar në 15 vjetë të karrierës tënde të policisë, si asnjë drejtor të policisë në vitet më parë. Lëre se çfarë thuhet nga ministri Çuçi, që para dite e krahasoi Ardi Veliun si “qiriun në fundin e tij” dhe mbas dite “drejtorin e përgjithshëm më të mirë, në 30 vite të Policisë së Shtetit”. Ky është një vlerësim politik i ministrit, aspak profesional. Por kam parandjenjën se, ti do ta tregosh veten profesionist, në fushën e zbulimit të kriminelëve, të veprave kriminale të kryera prej autorëve, por nëqoftëse  më parë do të vlerësohet momenti i parandalimit të sa më shumë krimeve, që ky mund të arrihet kur sigurohen kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme, të krijuara nga politika në veçanti nga pushteti, në shoqërinë tonë të varfër, me pushtetarë shumë të pasurur, të korruptuar. Vetëm kështu do ta kesh mundësinë, me stafin tënd më të afërt dhe trupën e policisë në bazë, më të lehtë goditjen e pjesës së pakorigjueshme të llumit të shoqërisë, pavarësisht se nga vijnë, dhe kë përfaqësojnë.

Por subjekt i shkrimit është Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, me deklaratat në intervistën për  një televizion, ku foli me superlativa për ish-kreun e “bluve” Ardi Veliu dhe listën me disa prioritete që e presin drejtorin e ri të policisë, në ngjarjet kriminale, që lidhen me tentativat e krimit të organizuar, për të gjetur rrugë të reja në trafikun e lëndëve narkotike e jo vetëm. Ato ai i renditi sikur po ndodhin për herë të parë, dhe merita i takon qeverisë që i ka në prioritetet e parashikuara në programin e saj: vendosjen e plotë të kontrollit të territorit,- tha ai,- ku dy sfidat mbeten kanabisi dhe mbi të gjitha kontrolli i ndërtimeve pa leje në territorin e vendit, duke e modernizuar policinë me teknologjinë për dixhitalizimin e saj, një sfidë e madhe në programin e qeverisë të deklaruar dy vjet më parë, pas ngjarjes së turpshme të Mihalit të Qeparoit, i cili u konfliktua me turistin spanjoll. Kur duhej thënë se, përse kryepolici Ardi Veliu dhe kryeministri Rama nuk e arritën ta realizojnë këtë objektiv të vitit 2020? Absurditeti më i madh në përgjigjet e Ministrit Çuçi, të pyetjeve të gazetarit, ishte mbi kanabisin, transportimin e lëndëve narkotike nga avioni i rrëzuar në veriun e vendit disa ditë më pare, dhe 300 kg kanabis sativa në Han të Hotit, të zbuluar nga autoritetet kufitare të Malit të Zi. “Do të presim hetimet deri në fund. Por nuk është avion që vjen dhe ulet në situatë normale si ata për turizëm, kjo dihet tashmë. Në fakt është përpjekje e dëshpëruar. Deri më tani rezulton që ai nuk është i regjistruar, por është bërë në mënyrë artizanale, pra jo i prodhuar nga industri avionësh. Nuk ka as numër serie asnjë një të dhënë. Mënyra se si ka tentuar dhe vendi, flasin për mënyrën e dëshpëruar të trafikimit që krimi i organizuar po tenton të gjejë, kur është bërë gjithnjë edhe më e pamundur në këto vite, si rezultat i luftës së policisë dhe shtetit shqiptar”. Ndërsa për rastin e 300 kg kanabis sativës do t’i përgjigjej, jo “Nuk mundet për një rast të vendosësh gishtin tek policia shqiptare, sepse në gjithë botën ka ngjarje të tilla, është një luftë e pandërprerë që zhvillojmë. Sa më shumë i mbyllim shtigjet, krimi i organizuar hapë shtigje të reja. Kjo është betejë e vazhdueshme e pa ndërprerë. E rëndësishme është të kemi kontrollin mbi territorin sa më shumë, një nga sfidat e vendosura në prioritetet e qeverisjes”. Hajde ta kuptosh këtë ministër si ai mund të orjentojë dhe mobilizojë efektivat e policisë në luftën kundër krimit dhe autorëve te tij. Prandaj Ministrit Çuçi dua t’i shtroj këto pyetje: A thua vërtetë është vetëm ky rast i kalimit të kanabisit nëpërmjet Malit të Zi, kur herë pas here është kaluar edhe me kontenier? Po në jugun e vendit sidomos në drejtim të Igumenicës? Kur pikpyetje e madhe që ju nuk i përgjigjeni, është se, ku është kultivuar kanabisi i tentuar apo i trafikuar, cilët janë personat që e kanë kultivuar? Agjencitë e huaja të Europës dhe Atlantikut vazhdimisht e thonë se, Shqipëria nuk është vetëm prodhues i kanabis sativës, por ajo kthehet në vendin më të preferuar të trafikantëve për t’i kaluar transit drogat e forta në Europën Perëndimore.

Ministrit Çuçi: A thua vërtetë është vetëm ky rast i kalimit të

kanabisit nëpërmjet Malit të Zi, kur herë pas here është kaluar edhe me kontenier? Po në jugun e vendit sidomos në drejtim të Igumenicës?

 

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në kontrollin e territorit me segmentet e policisë, tashmë e shikoni në përdorimin e dronëve. “Është një zgjidhje e jashtëzakonshme për të kontrolluar terri-torin, një revolucion në teknologji që përdoret nga vende të zhvilluara…Ne e pamë të demonstru- ar në Turqi, se çfarë avantazhi krijon përdorimi i kësaj teknologjie, që shumë shpejt do t’u shër- bëjnë agjencive që janë përgjegjëse për kontrollin e territorit. Që nga kontrolli i pyjeve, parcelat e tokave bujqësore, zonave të mbrojtura etj.”. Prapaganda është mënyra e vetme e të punuarit në polici, që e hidhni pas krahëve dhe bëni sikur i harroni shumë shpejt ato çfarë kanë mdodhur më parë. Ju si qeveri kurdo e për çdo gjë, kudo e kurdoherë keni thënë “peshku në mal dhe digani në zjarr”. Rasti më tipik është ai i radarëve që e keni përfolur në tetë vjet të qeverisjes tuaj.

Më kujtohen para pesë vjetësh intervistat e shpeshta të ish-ministrit Saimir Tahiri, objektivi i programit të qeverisë shqiptare, për ta çuar policinë tonë në nivelin më të lartë se të të gjithë vendeve të tjerë të Ballkanit Perëndimorë. Kjo ishte vetëm propagandë që kryeministri Rama e ka pasionin e tij, mënyrën e tij, mashtrimin e tij prej magjistari. Pas pesë vitesh jo Saimiri, por këtë standart të lartë për hir të së vërtetës, ishte “Ardi Veliu që e arriti, dhe është ndoshta drejtori i përgjithshëm më i mirë në 30 vite, në Policinë e Shtetit”, deklaroi ministri në intervistë!

Por për kë drejtor tjetër është thënë se, nuk i ka sjellë policisë tonë standartet më të larta?