Edmond Spaho: Karriera politike 22-vjeçare e Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura

343
Sigal

 

Ish -deputeti Edmond Spaho, shkruan se karriera politike 22 -vjeçare e kryeministrit Edi Rama është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës. I cili ka ka renditur disa nga premtimet, sipas tij, që Rama nuk i ka mbajtur. Ish -deputeti Spaho thotë se lista e premtimeve të pambajtura është shumë e gjatë dhe se qytetarët e ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij. Ish- deputeti Edmond Spaho: “Karriera politike 22- vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës. Edi Rama nuk e mbajti premtimin për shëndetësinë falas. Edi Rama nuk e mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e taksave për 97% të qytetarëve. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për buxhetin më të lartë për arsimin në 30 -vjet. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për subvencione për fermerët. Lista e premtimeve të pambajtura të Edi Ramës është shumë e gjatë. Qytetarët e ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij. Sa herë kapet me të dyja duart në xhepat e qytetarëve, Edi Rama gënjen edhe më shumë. Në rastin e inceneratorëve, aferës së korrupsionit Rama u kap në flagrancë duke vjedhur 400 milionë euro dhe premtoi se do jepte dorëheqjen.”