‘I ndërron burrat si çorapet’, ja si iu përgjigj Rudina Dembacaj ndjekëses

325
Sigal

Rudina Dembacaj është një moderatore dhe aktore mjaft e komentuar në media.

Si e tillë, asaj shpesh i duhet të përballet me komente të pakëndshme nga ndjekësit e saj, në lidhje me jetën private.

Mirëpo ajo nuk ua përton një përgjigje, siç ka bërë dhe së fundmi.

Rudina ka publikuar në rrjete sociale një foto familjare, ku shihet në det në shoqërinë e Markut dhe Viktorias. “Burrat po i ndërron si çorapet”, i ka shkruar një ndër ndjekësit e saj.

Si gjithmonë, moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet dhe nuk ia ka kursyer ndjekësit një përgjigje epike. “Eh ç’të bësh! Kaq rrallë i ndërron çorapet?”, ka replikuar ajo.