Ish-ambasadori Agim Nesho zbardh dosjen e zezë: Lidhjet me krimin e organizuar dhe kartelin e Sinaloas do trondisin Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama do të përballet me drejtësinë jo vetëm për arrogancën dhe sjelljen ndaj popullit të tij, por edhe për prova që e lidhin atë drejtpërdrejt me krimin e organizuar dhe kartele ndërkombëtare të drogës. Këto ishin akuzat e rënda të bëra nga ish ambasadori Agim Nesho, i cili pohoi se ekziston një dosje me prova të pakundërshtueshme, që implikojnë kreun e qeverisë.
Sipas tij, termi “Rama-shenko”, një paralele me liderin autoritar të Bjellorusisë, nuk është i rastësishëm, por buron nga analiza të gazetarëve amerikanë, që kanë vërejtur një ngjashmëri të thellë mes dy autokratëve. Kjo ngjashmëri, siç u theksua, nuk është vetëm ideologjike, por manifestohet në mënyrën e sjelljes me popullin, duke tërhequr paralele me farsën propagandistike të ndodhur në Venezuelë dhe formatin e komunikimit të tipit “Alo Presidente”. Analisti sugjeroi se ndërprerja e fundit e këtyre bashkëbisedimeve me publikun është një shenjë frike nga ana e kryeministrit.
Duke iu referuar qëndrimit të Shteteve të Bashkuara, gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, ish diplomati solli në vëmendje deklaratën e ish-Presidentit amerikan Trump, i cili ka pohuar se SHBA nuk do të ketë asnjë kufizim për të goditur organizatat kriminale dhe regjimet autokratike që i mbështesin ato, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Kjo, sipas tij, lë të hapur mundësinë teorike që vëmendja e Amerikës të zhvendoset edhe drejt Shqipërisë.
Në qendër të akuzave qëndrojnë dy pika kyçe për të cilat, sipas Neshos, Rama do të japë llogari para drejtësisë. E para, bashkëpunimi i provuar me krimin e organizuar, i mbështetur nga dëshmi të zyrtarëve të lartë, përfshirë zëvendëskryeministrin, të cilët e kanë cilësuar si kreun e një organizate terroriste. E dyta, ekzistenca e provave filmike që dokumentojnë takime dhe një vendim personal të kryeministrit për t’i dhënë licencë kazinoje një përfaqësuesi të kartelit famëkeq meksikan të Sinaloas. Analisti theksoi se këto prova janë më të forta se ato që amerikanët zotërojnë kundër Nicolas Maduros në Venezuelë.
Në përfundim, ai e cilësoi Ramën si “armikun e vetvetes” dhe “hajdut të pasurive të popullit”, duke e akuzuar për drejtimin e një “regjimi hajdutësh” që ka shkelur të drejtat e qytetarëve dhe ka përvetësuar pasuritë publike për të mbajtur në këmbë një sistem të korruptuar. Sipas tij, dita e përballjes me drejtësinë për kryeministrin po vjen “shumë afër”.
Agim Nesho: Në fakt dihet, sepse ka patur edhe shumë kolegë të tjerë të cilët e kanë përcaktuar Ramën si kolegu i nderuar Papa që i thotë Rama-Shenko.
Çështja e termit ka dalë nga vetë analistët, gazetarët amerikanë, që shikonin një ngjashmëri shumë të madhe midis dy autokratëve, jo vetëm nga linjat ideologjike, të majta, por edhe nga mënyra e sjelljes me popullin e tyre.



















