Reshje të dendura shiu në Vlorë, rrëshqitje dheu në fshatin Vajzë, dëmtohet rruga kryesore dhe dy banesa

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në fshatin Vajzë, duke dëmtuar rrugën kryesore të zonës dhe dy banesa. Si pasojë e lëvizjes së masës së dheut nga kodra përreth, fillimisht është dëmtuar infrastruktura rrugore dhe më pas janë prekur edhe banesat.

Sigal

Autoritetet njoftojnë se policia ka ndërhyrë menjëherë duke evakuuar banorët e dy shtëpive të dëmtuara, për arsye sigurie. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lëvizja e automjeteve në këtë segment rrugor po kryhet në mënyrë të kontrolluar, ndërsa strukturat përkatëse janë në terren për të vlerësuar situatën dhe rrezikun e rrëshqitjeve të tjera.

Dëmtohet rruga si pasojë e shirave në fshatin “Vajzë”, dëmtohen dy banesa. Rrëshqitja e dheut ka bërë që fillimisht rruga e këtij fshati të dëmtohet dhe më pas dheu i kodrës ka spostuar dy banesat duke i dëmtuar. Policia ka bërë evakuimin e tyre ndërkohë që lëvizja e automjeteve është bërë e kontrolluar.