Denoncimi/ Ja si qeveria Rama po vjedh shqiptarët dhe bizneset përmes sistemit online

604
Sigal

Biznese dhe qytetarë që gjobiten për shkak se sistemi online i qeverisë nuk punon.

Ky është denoncimi që ka mbërritur në adresën e ish kryeministrit Sali Berisha nga një bizbnesmen.

Sipas tij, portali e-albania ka dy ditë që nuk punon dhe për shkak të kësaj ai rrezikon të gjobitet.

“Teknologjia e narkoshtetit vjedhje dhe vetëm vjedhje! Ja si i gjobit bizneset krye kreu i meduzës dhe ndrikull Falimenti”, shkruan Berisha ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje doktor,

Doja tju tregoja si gjobiten bizneset nga shteti jonë dhe sistemet e tyre miliona euro që nuk funksionojnë. Kam gjithë ditën që dua të hedh të deklaroj bilancin financiar sepse dhe një ditë afat ka, dhe nëqoftëse vonohesh merr menjëherë gjobë nga shteti ynë i dashur, por ka dy ditë që sistemi e albania sdo tja dije fare sepse milionat e vjedhura për këtë sistem duken këtu dhe bizneset gjobiten si pasojë e mosfunksionimit të sistemit. Ju përshëndes doktor të lutem anonim. Teknologjia e rilindjes vetëm vjedhje.