Kuvend- Astrit Patozi: Qëndrimi i Ramës kundër Trump, gafë e rëndë

461

Sigal

 Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi nga foltorja e Kuvendit deklaroi se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit të sapozgjedhur në SHBA, Donald Trump ishte garë e rëndë. Teksa theksoi se Rama nuk duhet të merrej me zgjedhjet në Amerikë, por me përmbytjet që kanë përfshirë vendin, deputeti i djathtë tha se kjo qeveri mban mbi supe shumë dështime. Nga ana tjetër Patozi solli si shembull procesin zgjedhor në SHBA dhe se Shqipëria është shumë larg kësaj praktike.

“Ne që kemi 100 fish zgjedhës më pak na duhet shumë për të numëruar votat. ka gjithmonë kohë për të mbyllur derën e zvarritjeve për zgjedhjet. Duke vëzhguar nga larg zgjedhjet e SHBA-ve, amerikanët e morën vesh 7 orë më pas. Zotëria që është në karrigen e kryeministrit edhe sot e pas 7 vitesh nuk i pranon humbjen e zgjedhjeve dhe sot ndoshta do që të hapen kutitë dhe nuk pranon rezultatin. Vetëm ai pas 3 vitesh pohon se opozita është armike e Shqipërisë. Duke qenë i bindur se çdo aventurë e kësaj maxhorance do ishte me pasoja të rënda për vendin. Ndaj mednoj se zgjehdjet amerikane nuk duhet të trajtohen si sport por si një leksion. Zgjedhjet amerikane nuk mund të trajtohen si ndeshje futbolli. Natyrisht ehe unë uroj që presidenti të qeveris mirë Amerikën, por nuk kam ndërmend që ta publikoj diku, pasi ka uruar kryetari i partisë.

Nga ana tjetër kam parë me habi se si analistë dhe politikanë kanë marrë në krah fitoren e Trump. mes këtyre deklaratave ishte qëndrimi i ashpër i kryeministrin, në një reagim të ashpër si Hillary. Unë nuk më3 intereson që Rama të ndëshkohet. Rama e mori atë që kërkoi vet. Jo se nuk iu realizua dëshira vet, por kjo deklaratë konsiderohet si më e pakta e një politikani joserioz. Dje mund të ishte njeriu më në siklet, se ç’punë ka ai me zgjedhjet në Amerikë, por duhet të ndihej në siklet për përmbytjet. Ky është përfundimi me detyrën dhe merr një rol që as ke takat ta luash. Trump nuk e ka mësuar ende deri tani, nëse jo, të mos ja thonë atë që ka bërë Edi Rama. Por duke e konsideruar si qëndrim qesharak, por do duket Shqipëria si vend qesharak. ai duhet të jap llogari për përmbytjet që spo i menaxhon siç duhet, apo po i menaxhon nga interneti.”, tha Patozi.
vijon