Denoncimi i Berishës: 5 drejtorët po nxjerrin jashtë valixhet me eurot e vjedhura

27
Sigal

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha edhe të enjten duke folur përpara mbështetësve të mbledhur në rrugicën e shtëpisë së tij ku ai qëndron prej muajsh në kushte arresti shtëpie nuk i ndali akuzat e forta.

Kreu i demokratëve denoncoi 5 drejtorë të kryebashkiakut të Tiranës që sipas Sali Berishës po nxjerrin jashtë valixhet me eurot e vjedhura. Duke folur nga tubimi qytetar, Berisha tha se ata më pas nga Podgorica fluturonin në të katër anët me avionët në dispozicion me paratë e vjedhura, taksa të qytetarëve të Bashkisë së Tiranës.

Të dashur miq, këto ditë 5 drejtorët e Erion Veliajt, të lidhur si mishi me thoin me familjarët e tij të afërt, janë gjetur se mbushin valixhet me euro dhe nga Podgorica fluturonin në të katër anët me avionët në dispozicion me paratë e vjedhura, taksa të qytetarëve të Bashkisë së Tiranës. Skapi pret ndonjë ryshfet më të majmë që t’i amnistojë edhe ata, siç ka amnistuar Edi Ramën, siç ka amnistuar Erion Veliajn. Ndaj 20 shkurti është dita e ditëve, dita e drejtësisë, dita e të vërtetës, dita e fitores! Asgjë nuk mund të na shmangë ne, asgjë nuk do na pengojë ne pa rivendosur pluralizmin, votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i narkomafies. Edhe njëherë, shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, më shumë se kurrë Shqipëria sot pret nga ju. Më shumë se kurrë ajo sot është në duart tuaja. Më shumë se kurrë duhet të ngrihemi në 20 shkurt, t’i presim biletën regjimit më të urryer që shqiptarët kanë njohur pas diktaturës së Enver Hoxhës.” – tha Berisha.