Prof. Dr. Lush Susaj: Shpirti i pamposhtur i Prof. Alqi Naqellarit!

24
Sigal

Si gjithmonë gjej rastin të falenderoj gazetën ‘Telegraf’ që publikoi materiale për shpirtin e bardhë e të pamposhtur të Profesor Alqi Naqellarit. Unë e kam njohur nga afër kur punonte si pedagog në UBT, kemi ndarë kafen dhe shqetësimet tona. Ishte i ndjeshëm, shumë i ditur, shkruante në gazetën tuaj dhe gazeta të tjera. Alqi nuk u bë kurrë lëpirës i intrigantëve dhe ndyrësirave të politikës. E urrente me shpirtë nepotizmin, korrupsionin dhe injorancën, që buronte prej tyre. E donte shumë shkollën dhe universitetin, respektonte shumë studentët e neveriste nepotizmin katundareskë të paimagjinueshëm që është instaluar nëpër institucionet tona, pothuajese të vdekura. E fiks për këtë bardhësi, askush nuk e pësoi si ai, vetëm për të ja mbyllur gojën, e pësoi nga fjala që nuk u bë kurrë e lirë, e pësoi nga reagimi që bëëri ndaj së keqes. Rrjetet nepotike e korruptive, vetëm për shkrimet dhe fjalën e lirë, e sulmuan dhe e paralajmëruan që të heshte. E anlizuan e i dhanë paralajmerime për pushim nga puna, e shantazhuan dhe e përgojuan, deri kur e detyruan që të largohej nga UBT, e të fillonte punë në një universitet privat. Shqipëria qe me fat që për shumë kohë e pati këtë njeri të ndershëm e të ditur, këtë shpirt e fjalë të lirë. Universitetet qenë me fat që patën si pjesë të stafit një mendjendritur dhe një analizë e pastërti të tillë. Gazeta juaj është me fat dhe duhet falenderuar për hapësirën që pati ky engjëll i dijes dhe fjalës së lirë. Shqipëria duket që është peng i klaneve nepotike e hajdutërore të ulëta, prandaj gjithmonë ua nxin jetën intelektualëve dhe elitës më të mirë të saj. Gjithmonë e gjithkund e sulmoi, e goditi dhe e goditi fjalën e lirë, shpirtin e lirë, profesionistin, ndershmërinë. Megjithatë, prap e falenderoj Zotin që ky vend nuk mbeti kurre pa intelektualë e burra të ndershëm e guximtarë sikurse ishte profesor Alqi Naqellari. Dritë i pastë shpirti kolegut tonë të paharruar. Njëkohësisht, turpi i mbuloftë të gjithë ata që e sulmuan, që nuk e lanë të qetë e ja nxinë jetën, vetëm se ishte i ditur e shumë i ndjeshëm ndaj padrejtësive. E sulmuan vetëm se e donte shumë e pa përfitime personale arsimin, dhe Shqipërinë, atdheun të vetëm e gjithmonë të përbashkët. Zoti i nderoftë e ruajtë fëmijët dhe familjen e tij.