Dekreti i Nishanit, Meta President do të betohet më 24 korrik

495
Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta, do të betohet më 24 korrik, në një sesion të posaçëm të Kuvendit. Me anë të një dekreti, Kreu aktual i Shtetit, Bujar Nishani, ka vendosur të thërrasë deputetët në një seancë të veçantë të hënën e 24 korrikut. Do t’u takojë deputetëve aktualë dhe jo atyre të dalë nga 25 qershori që të asistojnë në ceremoninë e betimit të Ilir Metës. Më pas, Presidenti i ri do të marrë pjesë në një ceremoni të veçantë, ku do të marrë në dorëzim detyrën nga paraardhësi i tij. Mësohet se Nishani dhe Meta kanë pasur edhe kontakte mes tyre gjatë ditëve të shkuara për të detajuar edhe disa nga pikat e ceremonisë.

Në ceremonitë që do të zhvillohen më 24 korrik, Meta do të flasë për herë të parë si President i Republikës, duke dhënë mesazhet e tij. Ai u përfshi në polemika të ashpra gjatë fushatës elektorale, pasi ishte larguar nga posti i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 
Sigal