Caktimi i Mziut në Dibër, entuziasëm për fitore të thellë: Kjo është betejë për Shqipërinë Evropiane

84
Sigal

Albert AVDULI

Më pak nga 100 ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet e dt 25 prill 2021. Kampet politike duken heshtur, por realisht ethet elektorale e përçojnë temperaturën në çdo familje. Pandemia ka evituar tubimet masive, por jo takimet me grupe të caktuara. Puna kapilare në lagje,  fshat, grup banesash vazhdon me intensitet të lartë nga organizatat politike. Kryetari i opozitës Z. Basha po i merr vendimet me maturi dhe tashmë po prezanton drejtuesit politikë të qarqeve. Kështu ka vepruar me Elbasanin, Vlorën, Fierin, Durrësin, Shkodrën, Korçën dhe Lezhën. Dje u caktua edhe emri që do të drejtoi fushatën në Dibër. Xhelal Mziu, doktor i shkencave ekonomike, pedagog në fakultetin ekonomik, tre herë mandatuar si kryetar i Bashkisë Kamëz, për vite me radhë drejtues i së njëjtës degë të PD- së dhe një strateg elektoral, V në gjithë betejat politike. Z.Mziu duket se është i favorizuar për atë pozicion, nisur nga origjina dhe lidhjet e shumta me Dibrën, Bulqizën dhe Matin. Sprovuar si administrator me vizion, kurajo dhe vendimmarrës efektiv, ai është përballur me makinën shtetërore, me prangat, shpifjet, gjykatat dhe ka provuar se veprimtaria e tij ka qenë konform ligjit. Në 12 vite të qeverisjes së Kamzës, një nga 5 bashkitë më të mëdha në vend, ai e shndërroi atë kaos urban në një qytet me bulevarde,  pallat kulture, stadium, kopshte, shkolla, rrugë lagjesh dhe ndriçim. Në katër vitet e fundit, kur Kamzës ju bashkangjit edhe komuna Paskuqan, fokusi i tij u drejtua nga ajo rrëmujë rurale dhe sot Paskuqani është shndërruar në ndjen kryesore që lidh Tiranën me veriun e vendit. Z. Mziu është një njohës i shkëlqyer i strukturave të PD-së jo vetëm si anëtar i këshillit kombëtar të kësaj partie, por edhe si një nga studentët aktiv të vitit 1990-të, që nuk është shkëputur asnjë ditë nga radhët e saj. Mbi të gjitha, Xhelali është një demokrat, te i cili qënia intelektual nuk përjashton militantin në veprim. Ai e ndjen demokratin, vlerëson dhe respekton të paangazhuarin, komunikon dhe bashkëpunon edhe me socialistin, sepse moto e përditshmërisë së tij është: Këtë vend e bëjnë shqiptarët, këtij vëndi i duhemi të gjithë. Mendoj se vënia e tij në krye të atij qarku, do të thotë një garanci më shumë për fitore të thellë të opozitës. Një “lokomotivë” e fuqishme mund të konsiderohet nga demokratët e atij qarku, për mënyrën sesi e organizon punën, takimet, argumentet, qëndresën, racionaletetin, njohjen e zonës, familjeve, problematikat dhe mirëkuptimin me gjithë faktorët. Konsekuent si luftëtar në idealet e dhjetorit studentor të vitit 1990, për të, demokracia dhe liria mbeten një kauzë e patjetërsueshme. Mbi të gjitha, ai e do Dibrën si bir i atij vëndi është. Motivues, i palodhur, i pakompromis me kulisat, që do dëmtonin sado pak interesat e banorëve të atij qarku. Mziu është garanci, thjesht duhej ngarkuar ajo detyrë. Epilog: Kthehet me fitore të thellë.