“Na kanë lënë pa diplomuar”, studentët e Mjekësisë protestë: Kërkuam të takojmë rektorin, nuk na priti

217
Sigal

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sot në protestë kundër “sezoneve të përbashkëta”.

Ata gjithashtu kërkojnë një takim me rektorin e UMT, për të diskutuar për pakënaqësitë e tyre.

Sipas studentëve, më 25 dhjetor është miratuar një vendim për të hequr sezonin e provimeve të muajit shkurt dhe prill, duke iu hequr studentëve mundësinë për të kaluar në lëndët e mbartura.

“E kemi të pamundur të mbyllim provimet”-thonë ata.

Më tej, studentët deklaruan se në këtë mënyrë iu shtyhet me të paktën një vit diplomimi, duke iu vonuar edhe specializimin.

“Na vonojnë shkollën me një vit, duke na vonuar edhe specializimin, qeveria dhe universiteti janë duke na vonuar diplomimin.”-tha njëri prej studentëve.