Bushati mbledh ambasadorët shqiptarë në rajon, fokusi kriza greke

431
Roli i shqiptarëve në rajon dhe efektet e krizës financiare greke, bashkojnë në një koferencë dy ditore ambasadorët shqiptarë në vendet e rajonit.
Në një postim në rrjetin social “facebook” ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nënvizoi se ky takim u fokusua tek shqiptarët në rajon duke premtuar më shumë stabilitet dhe më pak pasoja të krizës financiare në Greqi.
Dinamikën e Politikës së Jashtme të Shqipërisë në rajon si dhe stabiliteti ishin kryefjala e bisedimeve me ambasadorët shqiptar në vendet e rajonit.
Ky takim u zhvillua në ambjentet e ministrisë së Jashtme ku u diskutua edhe për sigurinë energjitike në rajon ku morën pjesë: Veton Surroi, Arben Malaj, Holta Ymeri dhe Florian Xhafa.
Sigal