Veliaj: Nëse fitoj do shpall konkurs për qendrën e re të Tiranës

474
Kanditati i majtë për kryetar bashkie, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, bëri publike për herë të parë këtë vendim, për ndryshimin e sheshit “Skëndërbej”, duke dhënë edhe detajet se si do do realizohet kjo.
“Sapo të marr detyrën e kryetarit të bashkisë, do shpall konkurs për qendrën e re të Tiranës, që do mbështetet tek projekti në kohën kur ishte Edi Rama kryetar me ndryshme, në ato vende të cilat janë dëmtuar.”
Veliaj e cilësoi këtë si një nga projektet më interesante dhe larg asaj që është aktualisht sheshi “Skënderbej”, që sipas tij ngjan si një letër higjenike. Veliaj bëri edhe një premtim se si kryetar i bashkisë nuk do të ketë aleanca me ndërtuesit e kryeqytetit.
“Ka ikur koha e dashnorëve të betonit”, tha Veliaj, i pyetur nëse gjatë fushatës kishte të programuar takim me shoqatën e ndërtuesëve.
Sigal