Britania shënon një tjetër rekord arrin të kryej 900 mijë vaksinime në 24 orë

215
Sigal

Britania është një ndër shtetet që po vazhdon në mënyrë intensive procesin e vaksinimit.

Autoritetet njoftojnë se dje është vendosur një tjetër rekord, ku janë  bërë 873,784 vaksinime brenda ditës.

Kryeministri Boris Jonhnson, teksa njoftoi për rekordin e vaksinimeve, u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për të marrë injeksionin, kur t’u vijë radha.

Britania e Madhe njoftoi të shtunë se gjysma e popullsisë së saj tashmë e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, duke u bërë shteti i parë në botë që regjistron një sukses të tillë, në luftën kundër pandemisë