LSI Durrës, Elona Guri: 25 prilli do jetë pranvera e rinisë shqiptare

450
Drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri ka vijuar takimet me të rinjtë në qytetin bregdetar, duke u shprehur se së bashku do të ndërtojnë më shumë vende pune për ta.
“Së bashku do nisim të ndërtojmë vendin, do krijojmë vende të reja pune dhe sigurojmë arsim cilësor e mundësi të shumta që rinia jonë ta ndërtojë këtu të ardhmen”,- shtoi Guri në mesazhin e saj të shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi i saj i plotë:
25 prilli do jetë PRANVERA E RINISË SHQIPTARE
Së bashku do nisim të ndërtojmë vendin, do krijojmë vende të reja pune dhe sigurojmë arsim cilësor e mundësi të shumta që rinia jonë ta ndërtojë këtu të ardhmen
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI
Sigal