Raporti i DASH/ Ambasada amerikane: Fund pandëshkueshmërisë! Rockëell: Shqipëria në listën e pastrimit të parave, shenjë turpi

146
Sigal

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, në të cilin evidentoheshin disa problematika me të cilat përballet sot Shqipëria, si paligjshmëria apo korrupsioni.Përmes një reagimi në Twitter, ambasada thekson se SHBA është e përkushtuar për vendosjen e demokracisë. “SHBA të përkushtuar për vendosjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Siç thuhet në raportin për Shqipërinë, të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë gjyqësorin e pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi dhe korrupsioni. SHBA mbështet fuqimisht reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.”, thuhet në reagim.