Aranita Brahaj: Përdorimi i të dhënave private dhe lidhjet me krimin aktivizojnë presionin ndaj votuesit

286
Sigal

Drejtoresha e ‘Open Data’ Aranita Brahaj tha se rasti i patronazhistëve është fakti më kokëfortë që shqiptarët s’do kenë mundësi kurrë të bëjnë zgjedhje të lira.“Jo vetëm ai në administratë, që i bëhet presion, por çdo individi i bëhet radiografia për shkeljet, pengesat në jetë, vështirësi, dhe si t’i bëhet presioni.Ishte përpunim i egër i të dhënave të individëve nga një subjekt politik, parti politike, dhe fakti si reagoi SPAK ka qenë një provë.SPAK nuk mund të krijojë alibi për presion, kishte një rast, ose ta çonte në Prokurorinë e Tiranës ose ta investigonte në mënyrën më të mirë. Duhet të gjente fajtorë dhe një subjekt fajtor.”-tha Brahaj.Duke u rikthyer tek raporti i DASH, Brahaj theksoi se aty shkruhej që partia në pushtet pati favore për të krijuar favore elektorale për veten e saj në zgjedhjet e 25 prillit.“Nëse një parti i jep vetes të drejtën që të përdorë pushtetin për të fituar sërish zgjedhje, s’do kemi rotacion politik.Nëse përdoret aseti publik dhe lidhjet me krimin që mund të aktivizohet, presioni ndaj votuesit, proces zgjedhor dhe premisa për pluralizëm s’do kesh asnjëherë.”-tha Brahaj.