Universiteti i Gjirokastrës titull ‘Doctor Honoris Causa’ për Arben Malajn dhe Shaban Sinanin

610
Sigal

Universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nderoi sot me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ dy personalitete, akademikun Shaban Sinani dhe ish-ministrin e Financave, Arben Malaj.

Sinani është publicist i njohur, studiues i letërsisë dhe etnolog. Malaj ka mbajtur postin e Ministrit të Financave për disa vite gjatë qeverisë ‘Nano’.

Aktualisht ai shërben edhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Po kështu ka edhe një përvojë të gjatë në fushën akademike.