Vasili: Betimi i Gjykatësve Kushtetues si Self Servis nga Lana tek Posta e Lagjes

499
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me një bashkëbisedim me mediat në SHBA ku ai ka deklaruar se “ne jemi të mirë, BE është në gjendje të tmerrshme”.

Vasili ka bërë një postim në “facebook” ku shkruan: “Edi Rama është shumë mirë me “bananet” dhe PPP, ndaj e gjithë rinia ikën! Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thotë : “Tani që jemi të mirë ata (BE) janë në formë të tmerrshme. Ndihmoje Europën Edi, jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithë te rinjtë e Europës prapa diellit.”

Postimi i plotë:

Betimi i Gjykatësve Kushtetues si Self Servis nga Lana tek Posta e Lagjes!

Pasi konsumoi një banalitet të padëgjuar me betimin Self Servis imagjinar te Buza e Lanës të Arta Vorpsit, tani Rilindja sot po kërkon të shkruajë një tjetër faqe idiote në historinë e saj.

Sot po kërkon të zëvendësojë Betimin Kushtetues të Presidentit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me betimin te Posta e Lagjes.

Rilindja propozon betimin sërish si Self Servis (vetëshërbim), ku anëtari i Gjykatës Kushtetuese vetë betohet, po vetë bën letrën e betimit, po vetë e çon në postë dhe sërish po vetë rrëmben zyrën.

Trajektorja e trurit të vockël të Rilindjes së Edi Ramës kaq është….. nga Lana te Posta e Lagjes, më shumë s’i kërkojmë dot

Lexojeni nenin e propozuar dhe qeshni…

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.