Ortek masiv në Turqi, shkon në 41 numri i personave të vdekur

531
Sigal

Dy ortekët gjigandë në provincën lindore turke Van, morën jetën e 41 personave, raportojnë mediat vendase.

Ditën e sotme, grupet e shpëtimit gjetën tre trupa të tjerë të pajetë, ndërsa dhe disa njerëz të tjerë janë të humbur.

Trupat e fundit u gjetën në vendin ku goditi orteku i dytë që mori jetën e 36 njerëzve.

I pari kishte goditur një minibus në zonën Bahçesaray të martën dhe duket se orteku i dytë u stimulua nga lëvizjet e grupeve të kërkimit ditën tjetër, kur dhe u vra numri më i madh i njerëzve 33.