Ndeshja e shqiptarëve në Olimpico, ja vlerësimi i Eurosport për Strakoshën, Rrahmanin dhe Kumbullën

601
Sigal

Mbrëmjen e djeshme në Serinë A, në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit zbritën në fushë Lacio dhe Verona.

Në sfidën që përfundoi në barazim me rrjeta të paprekura, protagonist ishin edhe tre shqiptarë.

Tomas Strakosha për Lacion, e Marash Kumbulla me Amir Rrahmanin në qendrën e mbrojtjes për Veronën.

Të tre zhvilluan një paraqitje mbi mesatare, ndaj edhe vlerësimi nga Eurosport ishte i lartë dhe pozitiv. Gardiani kuqezi, Strakosha u vlerësua me notën 7, teksa në fund ndali mrekullisht Borinin.

“Dy herë u tregua shumë i zoti në pjesën e parë, ndërsa në minutat finale ishte i mrekullueshëm ndaj Borinit. Mjaft reaktiv”, ishin fjalët e përzgjedhura nga Eurosport për portierin.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Rrahmani u vlerësua me notën 6.5. “Shumë por shumë i vëmendshëm. Nuk i del për asnjë moment situata nga kontrolli”, shprehej Eurosport.

Sakaq, Kumbulla kishte një gjysmë note më pak se Rrahmani, duke u vlerësuar me 6.

“Vuan disi fizikisht përballë sulmuesit Kaisedo. Megjithatë, për ta ndalur përdor inteligjencën”, përshkruante Eurosport paraqitjen e Kumbullës.