‘Mprehni sfurqet’/ Meta shpjegon kontekstin e deklaratës që bëri para 25 prillit

252
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar kontekstin e disa deklaratave të bëra prej tij para zgjedhjeve të 25 prillit. 

Kreu i shtetit tha se deklaratat si ‘Mprehni sfurqet’, ‘një votë po u prek, do pritet një dorë’, janë metafora që nuk duhet të merren në konsideratë nga Gjykata Kushtetuese.

Meta tha se fushata ishte e tensionuar dhe për të parandaluar tensionet, shtoi ai, në cilësinë e presidentit vuri në lëvizje autoritetet për të parandaluar incidentet.

“Deklaratat si ‘mprehim sfurqet’, ‘regjimit po i vjen fundi’, ‘një votë po u prek, do pritet një dorë’, këto janë shprehje metaforike.

Metaforat do të ishin objekt interesant për letrarët dhe jo për Gjykatën Kushtetuese.

Fushata pati tensione dhe situata provokative, një situatë kaq të rëndë ishte vetëm presidenti i cili mbajti qëndrime për të vënë në lëvizje institucionet për të vënë në lëvizje autoritetet të parandalonin tensionet.

Termi sfurqe është përdorur referuar një ngjarje që dikur ka ndodhur në 99…”, tha Meta.