Facebook dhe Instagram do mbyllen në Europë/ Gjermania dhe Franca: Nuk na prish punë

251
Sigal

Kompania Meta kërcënoi edhe një herë se do të mbyllë Facebook dhe Instagram në Evropë.

Paralajmërimi vjen pasi Europa nuk pranon transferimin e të dhënave të përdoruesve në SHBA.

Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë ngecur për muaj të tërë në negociata me SHBA-në për të zëvendësuar një pakt transatlantik të transferimit të të dhënave, në të cilin u mbështetën mijëra kompani, por që u hodh poshtë nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së në vitin 2020 për shkak të frikës se të dhënat e qytetarëve nuk janë të sigurta nëse dërgohen në SHBA.

Meta ka paralajmëruar tashmë në raportin e saj të mëparshëm vjetor se nëse nuk i lejohet të përdorë klauzola standarde kontraktuale, nuk do të mund të operojë pjesë të biznesit të saj në Evropë.

Ndërkohë dy vendet më të fuqishme në Europë, Gjermania dhe Franca thanë se nuk janë të shqetësuar nga këto paralajmërime.

“Pasi më vodhën llogarinë, kam jetuar pa Facebook dhe Twitter për katër vite dhe jeta ka qenë fantastike,” tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck në një konferencë për shtyp me ministrin francez të Financave, Bruno le Maire.

“Mund të konfirmoj se jeta pa Facebook është shumë më e mirë dhe se do jetonim shumë mirë pa të,” tha ministri francezë.

“Gjigantët dixhitalë duhet ta kuptojnë se kontinenti evropian do të rezistojë dhe do të afirmojë sovranitetin e tij,” shtoi ai.