Dr. Zekri Palushi: 6 Maji, ditëlindja e Gjergj Kastriotit e njëherësh edhe Dita e Shën Gjergjit

17

Duke përkujtuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, këtë burrë të madh të Kombit tonë, këtë gjenial të mendimt të thellë, dhe strateg ushtarak,në ditëlindjen e Tij, (pra sot, në “Ditën e Shëngjergjit”, 6 Majin), ne jo vetëm nderojmë të shkuarën dhe të sotmen tonë, por njëkohësisht çimentojmë themelet historike të Kombit tonë Shqiptar.

Sigal

 

Vite më parë, atdhetari patriot dhe miku im i nderuar, Tonin Mirakaj, me bamim në Amerikë, më dërgoj me rrugë postare revistën Jeta Katolike,(organ i Kishës Katolike “Zonja e Shkodrës”, New York.  Në këtë numër, flitej në përgjithësi për Heroin tonë kombëtar, Gjegj Kastriotin-Skënderbeun.

Ndër artikujt e shumtë, që flisnin rreth këtij heroi, në ditëlindjen e 613 të Tij, (ndërsa sot që unë po e shkruaj këtë shkrim, ëshë ditëlindja e 619 e Tij), lexova me shumë endje, e kureshtje të madhe, një shkrim të mrekullueshëm të profesorit të nderuar,  Sami Repishti, me titull: “Qoftë bekue emni i Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, për jetë të jetëve”; pastaj lexova shkrimin e Leonardo Berishajt me titull: “Ditëlindja e Gjergj Kastriotit”; vazhdova të lexoja kumtesën e Gjon F. Ivezajt, dhe së fundi arrita tek shkrimi mjaft interesant i Gjeneral Asllan Bushatit, me titull: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, dhe Dita e Shëngjergjit”, të cilin mendova ta ndaj me lexuesit e shumtë shqiptarë, që po ashtu si dhe unë, mendoj se do ta gjejnë mjaft interesant, dhe informues, në këtë ditë të madhe, që megjithëse gjithmonë e kemi quajtur Dita e Shëngjergjit”, çuditërisht, as edhe njëherë, se kemi lidhur me ditëlindjen e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit!

Prandaj, vendosa që në këtë ditëlindje të Heroit tonë kombëtar, të ekstraktoj nga shkrimi i Gjeneral Bushatit, vargje dhe paragrafe, që Ai me një thjeshtësi të madhe shpjegon origjinën e emrit të festës së sotme, pra “Ditës së Shëngjergjit”, të cilën unë po e ndaj sot me ju, dhe të gjithë bashkatdhetarët e mi të nderuar, kudo që jetojnë dhe punojnë në trojet shqiptare e diasporë.

Atëherë, le të shikojmë se çfarë shkruan Gjeneral Bushati në lidhje me këtë:

“Siç dihet, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, lindi me 6 Maj, 1405, dhe u largua nga kjo jetë më 17 Janar 1468, duke na lënë pas një pasuri shumë të madhe: Ai fitoj 25 beteja kundra  Perandorisë Osmane, fuqia më e madhe ushtarake e asaj kohe; dhe përveçse mbrojti  trojet Shqiptare, dhe ato Europiane, ai u bë edhe si mbrojtës i Krishtërimit botëror, e mbi të gjitha, me epopejat që organizoj e drejtoi, Ai na la faqebardhë para botës në përgjithësi, dhe kombeve të tjera Europiane, në veçanti.

Kjo figure mbeti përgjithmonë, jo vetëm në zemrat dhe mendjet e Ahqiptarëve, por nëse do të ishte e mundur, edhe në të gjitha zemrat e botës së Krishterë. Kështu, hapi i parë u ndërmorë nga besimtarët katolikë në të gjitha kishat shqiptare të asaj kohe, ku me një këmbëngulje të madhe, i kërkohej klerit udhëheqës katolikë, t’i propozonte Papës, që Gjergj Kastrioti, të shpallej “Shejt”, dhe 6 Maji ditëlindja e Tij, të pagëzohej si “Shëngjergji”.

Vdekja e Tij, ishte një humbje e pazëvëndësueshme për të gjithë Shqiptarët, si për ato katolikë, ortodoksë, ashtu dhe për atë pakicë shumë të vogël njerëzish, që gjatë asaj përiudhe ishin konveruar në myslimanë.

Në këtë dëshpërim të madh popullor, u ngritën shumë versione, dhe u dhanë shumë mendime se si kjo figurë, të mbetej përgjithmonë jo vetëm në zemrat dhe mendjet e Shqiptarëve, por nëse do të ishte e mundur, edhe në të gjitha zemrat e botës së Krishterë.

Kështu, hapi i parë u ndërmorë nga besimtarët Katolik, në të gjitha kishat shqiptare të asaj kohe, ku me një këmbëngulje të madhe, i kërkohej klerit udhëheqës katolikë, t’i propozonte Papës, që Gjergj Kastrioti, të shpallej “Shejt”, dhe 6 Maji pra ditëlindja e Tij, të pagëzohej si “Shëngjergji”.

Megjithë përpjekjet e vazhdueshme që udhëheqësia Katolike Shqiptare bëri gjatë viteve 1468 – 1478, për të realizuar deshirën dhe vullnetin e popullit, Papa pas 10 vitesh diskutimi, shprehi qëndrimin zyrtar të Papatit, se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është “Kalorsi i Krishtit”, dhe se Ai meriton të gjitha nderimet nga Kisha Katolike, por duke qenë se në tehun e shpatës së Tij kanë përfunduar shumë jetë njerëzish, Ai nuk mund të shpallet shejt.

Me këtë qendrim të Papatit, u pajtua edhe Patriarkana e Stambollit, e kështu, u mbyll përfundimisht mundësia e shejtërimit të Gjergj Kastriotit tonë, por trysnia popullore nuk u shua aspak, deri atëherë, kur Kleri Shqiptar në konsultë me besimtarët e vet, vendosi  që ditëlindjen e Gjergj Kastriotit, pra 6 Majin, ta shpallte festë popullore mbarë shqiptare, pra për të gjitha besimet, dhe kjo ditë feste do të emërohej “Dita e Shëngjergjit”,dhe përveç kësaj, një krahinë e tërë, në Jug të kështjellës së Stelushit, që ishte edhe vendëlindja e Gjergj Kastriotit, do t’i jepej emri, “krahina e Shëngjergjit”, një emër i cili vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite.

Po kështu, aty u vendos që ritet e celebrimt të kësaj dite të shenuar, pra “Ditës së Shëngjergjit” s’do të mbaheshin në kisha, (vlente të theksohet se në trojet Shqiptare të asaj kohe, nuk kishte xhamia), por në çdo shtëpi, lagje, fshat, e qendra të banuara, duke respektuar rregullat e mirëpranuara nga të gjitha palët.

Shumë nga këto rregullat vazhdojnë edhe në ditët e sotme të aplikohen si atëherë.

Pra, edhe në ditët e sotme, pavarësisht nga besimi, njerëzit përshëndesin njeri-tjetrin duke thëne: “Gëzuar Shëngjergjin”, ndërsa në dyert e shtëpive, dhe në vathët e bagëtive, vendosin degë arrash të njoma, në shenjë urimi për shëndet, prodhimtari të bollëshme bulmetnash, e begati. Po kështu, me një degë arre, njerëzit preknin miqësisht njëri-tjetrin, duke thënë: “ta lashë”, një gjest dashamirës që gjithashtu nënkuptonte shprehjen uruese: “Gëzuar Shëngjergjin”.

Në këtë ditë, pra në Ditën e Shëngjergjit, bëhet edhe ndarja e qingjave, dhe kecave, nga delet dhe dhitë (gjatë natës), me qëllim që t’ju mjelet qumështi, e kështu, fillon edhe mbledhja e bulmetit të ri.

Djemtë visheshin mirë, dhe fillonin me trokitjen e vezëve të ziera, dhe të ngjyrosura (huazuar kjo, nga riti i Pashkëve), pastaj vazhdonin të uronin njëri-tjetrin, duke shkëmbyer arra, fiq të thatë, bukë fiku, e mana të thatë, e pas këtyre, mblidheshin në grupe të ndryshme sipas moshave, dhe luanin “kala dibranqe”, dhe bënin mundje me kapje për beli. Në fund të aktiviteteve të asaj dite, shpallej fitusi i “Ditës së Shëngjergjit”, që kishte vlerë vetëm për atë vit.

Ndërsa, vajzat visheshin me veshje të bukura, dhe shpalosnin para njëra-tjetrës qëndisjet, apo punëdoret e ndryshme që kishin bërë, gjatë periudhës dimrore.

Edhe ushqimi i “Ditës së Shëngjergjit”, kishte dy veçanti të dallueshme nga ditët e tjera, -sepse, si për drekë, ashtu dhe për darkë u servirte tavë me mishë të pjekur me qumësht, si dhe laknuer (byrek) me djathë të njomë, miell misri, dhe tlyen (gjalp).

Pra, kjo mënyrë manifestimi ndiqej në të gjitha trojet Shqiptare, por fatkeqësisht, me kalimin e kohërave,trysnitë e vazhdueshme të  pushtuesit, ndaj popullësisë shqiptare, kishin qëllim që t’i detyronin ata që të zhduknin çdo gjë, që lidhej me emrin e heroit të tyre kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Nëpërmjet konvertimeve të shumta, kur shumë shqipëtar u detyruan të ktheheshin në mysliman, filluan edhe ndahsitë fetare. Dhe gjatë kësaj përjudhe sipas besimeve, dhe ndasive fetare, u krijuan edhe festa të tjera, gjë që gradualisht solli zbehjen e festimit të kësaj dite, deri në atë shkallë sa disa prej trevave shqiptare, fatkeqësisht po shkojnë deri në harrimin e plotë të saj.

Megjithatë, ka mjaft zona shqiptare që edhe sot vazhdojnë ta festojnë këtë ditë me shumë dashuri, dhe me po ato rite si para 520-530 vjetësh. Kjo është më e theksuar sidomos në brezin e tokave që kanë qenë nën zotrimin e Kastriotëve.

Duke përkujtuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, këtë burrë të madh të Kombit tonë, këtë gjenial të mendimt të thellë, dhe strateg ushtarak,në ditëlindjen e Tij, (pra sot, në “Ditën e Shëngjergjit”, 6 Majin), ne jo vetëm nderojmë të shkuarën dhe të sotmen tonë, por njëkohësisht çimentojmë themelet historike të Kombit tonë Shqiptar.

Kjo Ditë, pra 6 Maji, apo Dita e Shëngjergjit duhet të shpallet me një dekret të veçantë, si një Festë Zyrtare, dhe Ditë Pushimi për të gjithë kombin Shqiptar.Edhe unë, në emër të komunitetit Shqiptaro-Australian, ju uroj nga zemra:  Gëzuar Ditën e Shëngjergjit,ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar!