Blendi Klosi: Sekretari i Përgjithshëm i PS takim në Sarandë, ne jemi e vetmja alternativë qeverisëse në shërbim të qytetarëve

15
Sigal

Nga Saranda ku u takua me strukturat e Partisë Socialiste, Blendi Klosi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste diskutoi mbi ecurinë e proceseve organizative që po ndërmerren në PS e Sarandës në kuadër edhe të detyrave, që nxorën socialistë nga Kongresi i muajit që shkoi. Takimi që u zhvillua këtë fillim javë në Sarandë pati diskutime mbi punën e bërë deri tani. Klosi pas takimit ndau detaje nga ky takim ku tha ndër të tjera: “ Në Sarandë me kryetarin e bashkisë, Oltion Çaçi, kryetarin e Partisë, Eleron Gjoni dhe anëtarë të Asamblesë së Zgjeruar të PS Sarandë ku diskutuam mbi ecurinë e procesit të monitorimit në çdo Organizatë Socialiste, anëtarësimet e reja, përmbushjen e detyrave të Kongresit të Jashtëzakonshëm që do i paraqiten Asamblesë në 15 mars me qëllim riorganizimin dhe forcimin e mëtejshëm të familjes sonë politike si e vetmja alternativë qeverisëse në shërbim të qytetarëve.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi.