Kthjellime dhe vranësira mesatare në mesditë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

20
Sigal

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë me kthjellime dhe me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  8-10m/sek, shoqëruar  me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.

në zonat malore 6 deri 20°C
në zonat e ulëta 8 deri 28°C
në zonat bregdetare 9 deri 27°C.