Safe Journalists/ Çdo sulm ndaj gazetarëve prek interesin publik dhe demokracinë, vendimi i Gjykatës për rastin e Qynos, politik

62
Sigal

Është thelbësore që veprime të tilla të përputhen me parimin e njohur ndërkombëtarisht të mbrojtjes së burimeve gazetareske. Ky parim nuk është vetëm kritik për të drejtat e gazetarëve, por është gjithashtu thelbësor për të drejtën e publikut për informim dhe shëndetin e përgjithshëm të një shoqërie demokratike”.

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin për vendimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë më 20 shkurt 2024, në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno, të cilit i janë konfiskuar disa pajisje nga Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin për vendimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë më 20 shkurt 2024, në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno, të cilit i janë konfiskuar pajisjet në 13 dhjetor 2023, nga Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Gazetari Qyno kundërshtoi ligjshmërinë e sekuestrimit të telefonave dhe kompjuterëve të tij në shtëpinë dhe zyrën e tij, duke pohuar se kjo cënon konfidencialitetin e burimeve gazetareske. Por Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e gazetarit Elton Qyno dhe avokatët e tij të cilët ankimuan vendimin e Gjykatës së Posaçme lënë në fuqi dhe nga Apeli për sekuestrimin e paisjeve të punës së gazetarit dhe kontrollet e ushtruara në banesë dhe në vendin e punës. Siç u shpreh më parë nga Rrjeti SafeJournalists dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, veprimet e ndërmarra ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij personale dhe profesionale, krijuan një precedent shqetësues përsa i përket konfidencialitetit të burimeve për gazetarët dhe profesionistët e medias në Shqipëri. Ndërkohë që ne e kuptojmë domosdoshmërinë e respektimit ligjor në procedurat gjyqësore, është thelbësore që veprime të tilla të përputhen me parimin e njohur ndërkombëtarisht të mbrojtjes së burimeve gazetareske. Ky parim nuk është vetëm kritik për të drejtat e gazetarëve, por është gjithashtu thelbësor për të drejtën e publikut për informim dhe shëndetin e përgjithshëm të një shoqërie demokratike” thuhet në deklaratën e tyre. Dorian Matlija, avokati që përfaqëson z. Qyno, njoftoi synimin e tyre për të paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ai argumentoi se, me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka shkelur vendimin e saj detyrues, i cili në mënyrë të qartë përshkruan procedurat dhe standardet që prokuroria duhet të ndjekë kur kërkon burime nga gazetarët profesionistë. Rrjeti SafeJournalists pret zbardhjen e plotë të vendimit gjyqësor nga Gjykata e Lartë dhe kërkon që të ruhet konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë rast. Çdo sulm ndaj gazetarëve prek interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve”,- thuhet në deklaratën e Safe Journalist.