Bledar Dervishaj: Gjykatat janë boshatisur, një proces zgjat 5 vjet

173
Sigal

Eksperti ligjor Bledar Dervishaj shprehet se drejtësia në vend nuk është zgjedhja e kryetarit të SPAK, një process, i cili u përmbyll këtë të premte kur Altin Dumani fitoi garën përballë dy prokurorëve të tjerë, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi. Në një lidhje direkte me Skype në Syri Tv, eksperti Bledar Dervishaj tha se gjykatat janë bosh dhe se dhënia e një vendimi gjyqësor zgjatet deri në 5 vite. Thirrja e Dervishajt ishte për KLP dhe KLGJ që të plotësojnë gjykatat dhe prokuroritë me trupën e nevojshme për të marrë vendime pasi dosjet sipas tij janë të panumërta. “Nuk është vetëm SPAK-u drejtësia. Drejtësinë duhet ta shohim edhe te hallkat e tjera të saj. Gjej rastin të ripërsëris thirrjen time për KLP dhe KLGJ, për arsye se ne kemi seksione të tjera të gjyqësorit që i kemi të boshatisura. Dhe këtu një organ tjetër i rëndësishëm që kontrollon veprimtarinë e qeverisë, të organeve në varësi të saj, vendimmarrjen e tyre, është Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata Administrative, të cilat nuk janë në numrin e kërkuar nga ligji dhe janë në një numër çështjesh të mbartura shumë të mëdha. Këto gjykata, për çdo lloj çështje, kemi kohëzgjatje të lartë të dhënies së drejtësisë, mbi 5 vje. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me shkelje të të drejtës për të patur proces të rregullt ligjor dhe brenda një afati të arsyeshëm”, -u shpreh Dervishaj.