Kancelari gjerman Merz nga Tirana: Bashkëpunim më i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

71
Sigal

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi sot se është i lumtur që ndodhet për herë të parë në Tiranë, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz në një prononcim për mediat.

Kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri, në kuadër të samitit që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë Evropa.