Av.Gjokutaj: Kryeministri s’del dot kundër SHBA, po luar skenarin

119
Sigal

Avokati dhe juristi Kujtim Cakrani ka komentuar ‘luftën’ mediatike, e cila u zhvillua me deklarata që në pamje të parë dukeshin si kërcënuese mes Kryeministrit Rama dhe Ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Në një përpjekje për të ‘ndaluar’ ndikimet për zgjedhjen e kryetarit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). “Edhe sikur me laps të ishte bërë nuk do ta kishin shkatërruar në këtë mënyrë drejtësinë!” Ndër të tjera avokati thotë: “Yuri Kim para disa ditësh tha se Drejtësia po funksionon. Në të njëjtin ritëm ishte edhe Sokol Sadushi! Ose po fyejnë inteligjencën tonë si avokatë, se ne e kuptojmë që drejtësia nuk funksionon dhe thotë se numri i dosjeve në Gjykatën e Lartë apo në gjykatat shqiptare është më i ulët. Absolutisht jo! Aktualisht kemi mbi 38 mijë dosje në Gjykatën e Lartë kemi mbi 20 mijë dosje në Gjykatën e Apelit Administrativ.  Në gjykatat e 6 Apeleve që do të mblidhen në 1 shkurt janë 90 mijë dosje! Mos të themi gjykatat e Shkallëve të para që një gjyqtar ka 800 dosje dhe i bie që mund të jenë 2 ose 3 qind mijë dosje për gjykim. A e kuptoni sa e tmerrshme është situate? Gjyqësori është në gjendje alarmante, nuk duhet të besojmë propagandën e tyre. Arsyeja për kapjen e SPAK është e thjeshtë po kërkojnë të shesin si sukses reformën e dështuar në drejtësi”- deklaron në publikimin e tij, juristi Kujtim Cakrani. Më herët në një publikim avokati Cakrani vinte në dukje se Reforma në Drejtësi ishte një dështim dhe se një kapje e tillë e drejtësisë tregon se jemi në diktaturë të vërtetë. Cakrani ka denoncuar vazhdimisht mbylljen e dyerve të gjykatave për shkak të mungesës së personelit në këto gjykata për të shërbyer për qytetarët. Denoncimet kanë vijuar në kuadrin e mungesës së aksesit të qytetarëve te drejtësia sidomos pas miratimit të vendimit për të kufizuar numrin e gjykatave të Shkallës së Parë dhe ato të Apelit vetëm në qytetet kryesore të vendit. Në një deklaratë për gazetën “Telegraf” Cakrani shprehej se mungesa e aksesit të shqiptarëve në drejtësi përveç një drejtësie, e cila vonon me dekada të tëra do të shtojë rastet e vetëgjyqësisë.