Prof.Dr. Mehmet Spahiu: Kjo “Final 4”, si një kapele e panevojme e Superiores

61
Sigal

INTERVISTA/ Prof.Dr. Mehmet Spahiu shprehet kritik për skemën, është mbivendosje e pakuptimtë

Agron KAJA

Agron Kaja

Si e përshkruan rrugëtimin e garës në Abissnet Superiore për sezonin 2024-2025, nga java 1 e deri te finalet “Final 4”?

Në përgjithësi unë them se kemi një nivel modest të kampionatit. Nuk është në pritshmëri, apo në kuaotat e dikurshme të kampionateve shqiptare. Hera herës ka patur emocione e rivalite, por jo gjatë gjithë garës, vetëm në ndeshje spontane.

Katër skuadrat e Superiores “Final 4” i përcaktuan finalistët dhe vëndet 3 e  4, si i përshkruan dy ndeshjet gjysmëfinale?

Pavarsisht nga vështirësitë, të katërta skuadrat e merituan Final 4, madje aty mund të ishte edhe Elbasani. Dinamo mund të jepte diçka më shumë, por fitoi një Vllazni që do të japë më shumë në vlerat e saj. Partizani kaloi krizë dhe oshilacione.

Cilën nga ndeshjet gjysmëfinale të “Final 4” e veçoni për lojën e rezultatin?

Ndeshja gjysmëfinale më e mirë mendoj se ishte Egnatia-Partizani. Unë Egnatian e mendoj kampione, dhe në të kundërt, formula jo e mirë e kampionatit ja vjedh  titullin. Nëse Egnatia e fiton, ajo do jetë kampione e dyfishtë e sezonit.

Ndeshja Partizani-Dinamo u shty për shkak të garimit çiklistik “Giro d’Italia” në Shqipëri, ju jep kohë skuadrave?

Jo, nuk mendoj se ndikon. Sepse kjo sikundër edhe u zhvillua, ishte si një ndeshje e radhës, e cila kishte synim shpërblimet financiare dhe lujatjen në Europë. Tek  ndeshja për titullin nuk ka pse ndikon, pasi gjithçka mbetet normale për të hënën.

Si e përshkruani ndeshjen për vëndet 3 dhe 4 të Superiores 2024-2025, Dinamo City-Partizani 1-2?

E mendoja si një “Derbi” të vërtetë të kryeqytetit, por përveçse ishte një ndeshje e traditës, nuk u ngjit në këtë lartësi. Sepse skuadrat kishin menduar më shumë për aktivizimin e futbollistëve të rinj, por Partizani e meritoi fitoren dhe vendin e 3-të.

Finalja Vllaznia-Egnatia luhet për herë të parë mes tyre, si e parashikoni?

Vllaznia-Egnatia kemi dy skuadra ku rrogozhinasit vijnë me vrrull e kampione në fuqi. Por kemi një Vllazni të traditës në rritje, që në momentete duhura di të marrë trofe. Kjo ndeshje ka barazi të plotë e pavarsisht klasifikimit, Vllaznia duket më favorite.

Deri tani, çfarë risie mendoni se sjell skema “Final 4” për Abissnet Superioren?

Kjo “Final “ ishte si një kapele e panevojshme e Superiores, nuk pasqyron asgjë për futbollin tonë. Një mbivendosje të panevojshme, sepse nuk ndryshoi dhe nuk dha asnjë risi për Superioren. Kjo nënkupton se nuk vlen për më tej.

Specialistë futbolli, gazetarë dhe disa skuadra, e kanë kritikuar të pavlefshme këtë skemë, ju e mendoni me 10 apo 12?

Në rast se ne do synojmë skuadrat cilësore dhe të traditës, numri i skuadrave duhet të rritet. Me 10 skuadra po humbet futbolli i traditës, kur kujtoj skuadra si Tirana, Partizani, Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Elbasani, Besa etj. Duhet strategji të mbrohet tradita.

E keni një apel për tifozerinë e këtyre katër skuadrave të “Final 4” që mbyllin edhe sezonin 2024-2025?

Këto lloj ndeshje, pavarsisht nga mangësitë që kanë, janë veçuar si më të mirat dhe interesi i tifozerisë duhet të jetë më i madh. Ata duhet të jenë pjesë e këtyre ndeshjeve në stadium, sepse këtu mund të shohin ndeshjet më të mira të sezonit.

Një parashikim 1X2 për ndeshjen e radhës të hënën, Vllaznia-Egnatia, cili është?

Unë u shpreha më sipër, por do shtoja se te finalja Egnatia-Vllaznia, unë shoh shkodranët më favoritë. Duket një ndeshje delikate mes tyre, por e mendoj 1, pasi shkodranët janë skuadër e traditës dhe kanë patur ecuri më pozitive në dy fazat e fundit.

“Final 4” e shoh si një atlet që ka dalë i pari në garën e 3000 m, sikundër një skuadër që del e para në 36 javë. Sikundër atij atleti ti thonë se, ti del kampion nëse bën edhe 100 m të tjera? Garë pa kuptim!

 

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet “Final 4”

Gjysmëfinalja e parë

E dielë, 4 maj 2025

Vllaznia-Dinamo                     2-1

Gjysmëfinalja e dytë

E hënë, 5 maj 2025

Egnatia-Partizani                     0-0

Finalja vëndi 3-4

E shtunë, 10 maj 2025

Dinamo City-Partizani            1-2

Finalja e titullit

E hënë, 12 maj 2025

Vllaznia-Egnatia                     20:00

(Në “Arena Kombëtare”)

RENDITJA NË 36 JAVË

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     36        59

2.Vllaznia                    36        57

3.Partizani                   36        53

4.Dinamo City             36        55

5.AF Elbasani              36        50

6.Teuta                        36        44

7.Bylis                         36        42

8.Tirana                       36        39

9.Skënderbeu              36        38

10.Laçi                        36        37

 

 

Arbitrat e finales “Final 4”

Të hënën (sot) në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias. Arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak do ta drejtojë këtë sfidë së bashku me bashkatdhetarët e tij si asistentë: Bartosz Heinig dhe Marek Arys. Në VAR do jetë Paveł Malec, ndërsa Kreshnik Barjamaj në AVARdhe arbitër i katërt Enea Jorgji.

NDESHJET “FINAL 4”

DINAMO CITY-PARTIZANI 1-2

Partizani e përmbysi Dinamon me gjashtë të rinj

Në sfidën për vëndet 3 dhe 4 në Abissnet Superiore, të shtunën në mbrëmje Partizani mposhti me përmbysje Dinamon, 1-2. Kështu, Partizani në këtë ndeshje bëri sprintin final të sezonit, duke patur në formacionin titullar gjashtë futbollistë të rinj. Për kronikë, Bregu realizoi fillimisht për Dinamon, ndërsa Partizani reagoi kur mendohej se çdo gjë do ishte e lehtë për dinamovitët. Tedi Malaj, debutuesi 17 vjeçar shënoi golin e barazimit, ndërsa sulmuesi Gudjufi përmbysi rezultatin me fillimin e pjesës së dytë. Dinamo u tregua e pafuqishme për të shënuar në portën e Partizanit, në këtë sfidë që nuk ndryshon asgjë në llogaritë përfundimtare, pasi të dyja skuadrat e kishin siguruar Europën. E veçantë ishte se Glen Daja si trajner i dytë, ishte në bankinën e Dinamos pas zëvendësoi Ilir Dajën (babain), i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

SOT/ VLLAZNIA-EGNATIA, ORA 20:00

Tifozët po mësyjnë në Tiranë për biletat e finales

Edhe për ndeshjen finale të titullit kampion në Abissnet Superiore 2024-2024, ditët janë duke u numëruar mbrapsht. Ky duel (Vllaznia-Egnatia) do të zhvillohet më 12 maj në orën 20:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Dhe për këtë finale, edhe tifozeria e të dyja skuadrave ka nisur organizimin e saj, ku tifozët shkodranë kanë deklaruar dje në rrjetet e tyre sociale se do të jenë të shumtë në stadium. Kështu që pritet prani e madhe e tyre në stadium, duke qenë se e presin titullin kampion prej 24 vitesh dhe janë mobilizuar për ta mbështetur ekipin e zemrës nga tribunat. Deri dje në mbrëmje ishin shitur më shumë se 7 mijë bileta, por që numri i tyre pritet të rritet në tri ditët në vazhdim. Sepse edhe tifozeria e Egnatias ka deklaruar gatishmërinë për të qënë në stadium për këtë finale, sikundër edhe në finalen e kaluar ndaj Partizanit.