Blushi i përgjigjet Ramës: Shkarko përfaqësuesit e PS për akuzat ndaj medias

62

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka reaguar për akuzat e kryeministrit Edi Rama lidhur me atë që ai e cilësoi “sulm ndaj gazetarëve”. Blushi shprehet se akuzat janë publike dhe janë bërë nga Sekretari i PS, Alfred Peza dhe nga deputeti i PS, Sadri Abazi.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit

O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?

A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar?

A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!

Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë! Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!

Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve. ILIR META është PRESIDENTI I POPULLIT dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve. Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli! KTHEHU URGJENT TE 5 QERSHORI, NDRYSHE ORA E PËRBALLJES PO AFRON!