Prezantohet kreu i ri i SPAK/ Dumani: Na duhet një Prokurori e Posaçme që publiku t’i besojë, angazhimi im do të jetë maksimal

99
Sigal

Mëngjesin e sotëm është prezantuar sot drejtuesi i ri i SPAK, prokurori Altin Dumani. Mandati i drejtuesit të SPAK Altin Dumani do të jetë 3 vjet.

Në një komunikim për mediat, Dumani u shpreh: “Ky besim i dhënë më bën të angazhohem maksimalisht.

Falënderoj kolegët e mi për garë dinjitoze dhe vlerat që përfaqësojnë, një falënderim edhe për zotin Kraja i cili pati barrën për të përballuar sfidat e këtij institucioni.

Për secilin prej nesh këto 3 vite kanë qenë të vështira, por secili ka pasur kontribute. Tashmë SPAK duhet të kalojë në një fazë tjetër të luftës kundër korrupsionit. Na duhet një Prokurori e Posaçme që publiku t’i besojë, angazhimi im do të jetë maksimal.

Në këto 3 vite kemi fituar eksperiencë, të gjithë bashkë të demonstrojmë se do të bashkëpunojmë dhe përmes punës tonë të përballojmë sfidat që na presin”, tha ai.