Berisha paralajmëron protesta: Ramën e shpëtoi referendumi i peng-Bashës

178
Sigal

Në fjalën e tij nga selia e PD-së, Sali Berisha paralajmëroi edhe protesta kombëtare kundër qeverisë, madje theksoi se ishte në plan që një protestë e tillë të mbahej më 18 dhjetor.

Berisha u shpreh se Ramën e shpëtoi referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Protesta kombëtare është opsion, një opsion ishte më datë 18, por problemi është se referendumi duhet bërë për shkak të festave që vijnë dhe shpëtoi. Ramën e shpëtoi referendumi i peng-Bashës, pasi do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Revolucionin nuk e ndal askush”, u shpreh Berisha.