Berisha flet nga selia e PD: Revolucioni të shtunën ratifikon shkarkimin e peng Bashës me referendum!

196
Sigal

Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, që sot drejtojnë Partinë Demokratike, pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi Kombëtar, kanë hyrë në seli dhe kanë zhvilluar një mbledhje.

Berisha mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të kësaj mbledhje.

“Ftoj kryetarët e partive demokratike, që gjer tani janë të lëkundur, të bashkohen me anëtarësinë e tyre, me Partinë Demokratike, sepse vendi i tyre është aty ku janë idealet më fisnike dhe ato janë në Partinë Demokratike të rithemeluar dhe jo në një parti të cilën në mënyrë absolute dy muajt e fundit, deputeti Basha e katandisi në një parti të ekstremit të majtë, në një parti marksiste-leniniste”, tha Berisha.

Ish kryeministri deklaroi se në datën 18 dhjetor, do të mbahet referendumi për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga anëtarësia, vendim ky që u mor me votim të fshehtë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë, për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të Partisë, të shkarkimit të peng-Bashës, apo deputetit Basha”, tha Berisha.