Elbasan/ Gjendet e pajetë në pyll një 54-vjeçare (Emri)

203
Sigal

Një 54-vjeçare është gjetur e pajetë, në pyll në fshatin Zavalin të Elbasanit.

Policia bën me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa një ditë më parë nipi i saj e kishte denoncuar largimin nga banesa të tezes së tij.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin”, tha policia.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.