Zëdhënësi i presidentit sqaron zëdhënësin e ambasadës dhe VOA-n

259
Sigal

Pas raportimit nga Zëri i Amerikës, në lidhje me mungesën e një takimi mes presidentit dhe zyrtarit të DASH, Philip Reeker, ka ardhur edhe reagimi nga presidenca.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, pas lajmit të VOA sqaroi se nga ‘institucioni i presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker’.

Më herët, një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “për arsye të ndërtimit të agjendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”.

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua ndër të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha