FSHF organizon kursin e përditësimit për trajnerët e përgatitjes atletike

243
Sigal

Departamenti i Përgatitjes Fizike në FSHF në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike dhe Departamentin e Edukimit do të zhvillojnë më datën 14 dhjetor kursin e përditësimit të trajnerëve të Përgatitjes Atletike në shkalle kombëtare.

Ky kurs do të zhvillohet online dhe do të udhëhiqet nga përgjegjësi i Departamentit të Përgatitjes Atletike dhe njëkohësisht trajner i përgatitjes atletike të Kombëtares, Luigi Febbrari, koordinatorët e këtij departamenti, Luca Laurenti dhe Iris Selimi.

Ky takim, ku do të marrin pjesë rreth 60 trajnerë të përgatitjes atletike që kanë marrë licencën nga FSHF, do të zhvillohet në mënyrë periodike çdo muaj dhe është i rëndësishëm që trajnerët të përditësohen me të rejat më të fundit dhe të marrin leksione të vazhdueshme.

Relatorët që do të marrin pjesë në këtë kurs do të jene Rigerta Selenica (pedagoge, UST), Alban Bushi (trajner i Kombëtares U-21), Konstadinos Jani (përgatitës atletik i KF Tirana) dhe Alban Shala (përgatitësi atletik i Kombëtares U-21).

Pjesëmarrja në këtë kurs është e detyrueshme, pasi në rast mos-paraqitje licenca për këtë kategori trajnerësh nuk do të jetë më e vlefshme.