Alfred Moisiu: Bajram Begaj një President i denjë për vendin

128
Sigal

 

Bajram Begaj ditën e parë si President e shfrytëzoi për të marrë këshilla. I zhveshur me dekret presidencial nga roli i tij si ushtarak, takimin e tij të parë Begaj e zhvilloi me një tjetër ish-ushtarak me përvojë presidenciale, Alfred Moisiun. Larg vëmendjes së medias, Begaj dhe Moisiu kanë diskutuar për pozicionin e kreut të shtetit dhe rolin e tij. “Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë. M’u duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryejë këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë”,- tha Moisiu. Ish- Presidenti Moisiu u shpreh se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Begaj, por i ka folur vetëm për kohën e vështirësitë kur ai ishte President vetë. Ish-Presidenti Moisiu nuk e fsheh zhgënjimin për mungesën e opozitës në Kuvend gjatë votimit të kandidaturës së Begajt. “Politika në pjesën më të madhe shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm.” Ish-ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj ka uruar presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj, pas votimit të tij me 78 vota në Kuvend. Demiraj shkruan se zgjedhja e një ushtaraku në krye te shtetit, është një vendim dhe zgjedhje që na bën të gjithëve krenarë.