100 dështimet e Ramës, Basha: Dështoi me luftën ndaj drogës

154
Sigal

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka numëruar një tjetër dështim të Edi Ramës.

Këtë herë Basha është ndalur tek dështimi i Ramës me luftën ndaj drogës, konkretisht kanabisit.

Me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha shkruan se Edi Rama ka më shumë se 100 dështime në mandatin e tij.

Basha shprehet se Rama e ka cilësuar si të suksesshme betejën ndaj kanabisit, mirëpo, sipas liderit të PD-së, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Numri një i selisë blu thekson se në një raport për drogën, rezulton se Shqipëria ka qenë vend origjine për kanabisin dhe se grupet e organizuara përfitojnë nga korrupsioni në vend.

Sipas Bashës, raporti në fjalë është organizuar në vitet 2014-2018.

 

© SYRI.net