Ministri Çuçi: Arrestimi i grabitësve të bankës në Koplik, dëshmi e punës hetimore e Policisë pa asnjë kompromis përballë krimit

141
Bledi Cuci, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri./r/n/r/nLawmaker Bledi Cuci, speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale rreth zbardhjes së grabitjes së një banke në Koplik. Ministri Çuçi shprehet se: Operacioni në Shkodër për zbardhjen e grabitjes së filialit të një banke dhe zbulimi i ambientit të kultivimit të kanabisit me anë të llampave, që çoi në pranga 9 persona, është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit, për të cilën meriton përgëzim dhe respekt. Ndër të tjera Ministri i Brendshëm Çuçi deklaroi se Policia e Shtetit po punon pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit dhe me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurtë e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik.