Vasili: Cili është roli i Edi Ramës në projektin shtetëror të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës?

433
Sigal

Nga Petrit Vasili

Të zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e Projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës!

Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshëm edhe ligjor edhe moral që të bëjë publik rolin e tij konkret si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë
Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para’ për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e njohjeve duke thënë:

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”.

Ndërsa presidenti i Serbisë ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Ramës se:

“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Tashmë është e qartë se gjithçka, qe Rama bën e thotë janë pjesë e një strategjie të mirë menduar e të mirëfinancuar në Serbi, ku ai ka rolin e tij të mirëpërcaktuar.

Ndaj është vendi që të radhisim një seri qëndrimesh e veprimesh që flasin vetë:

Dorëzimi pa kushte i Edi Ramës duke u bërë pjesë aktive në projektin për asgjësimin anashkalimin dhe mënjanimin e njohjes së Kosovës si moment kyç e parimor duke përdorur si instrument Minishengenin.

Pranimin nga Edi Rama të mohimit prej Serbisë të masakrës së Reçakut dhe të gjenocidit në tërësi si një moment kritik i cili vuri në lëvizje SHBA dhe Anglinë në lëvizje për të filluar ofensivën ndaj Serbisë dhe që solli pavarësinë e Kosovës.

Mosreagimi nga Edi Rama përballë lobimit të egër të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e disa njohjeve të bëra më parë të saj.

Mbështetja nga Edi Rama e prekjes së kufijve të Kosovës si projekti më i zi kundër saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme në favor të këtij projekti.

Vendosja nga Edi Rama e Taksës së Rrugës së Kombit si një politike dhe pengesë konkrete për Kosovën si në planin ekonomik, por edhe më gjërë për ta shndërruar Shqipërinë nga partner prioritar në një vend obstruktiv e thellësisht pengues për Kosovën.

Qëndrimi abuzivisht aktiv i Edi Ramës kundër Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë, ndërkohë që Serbia ushtronte dhe ushtron një veprim mbarështetëror armiqësor ndaj Kosovës.

Mbajtja nga Edi Rama e një qëndrimi publik denigrues, fyes dhe thellësisht stigmatizues ndaj Kosovës dhe liderave të saj.

Institucionet e Sigurisë Kombëtare në Shqipëri duhet të zbardhin e hetojnë menjëherë rolin e Kryeministrit Rama në të gjithë këtë çështje të rëndë dhe të përmasave tepër të mëdha.

Demonstrimet qesharake të orkestruara të Edi Ramës në Beograd, në konferenca shtypi butaforike dhe pa asnjë vlerë gjoja pro Kosovës, të cilat i kanë sjellë vetëm dëm si dhe butaforia e mbledhjeve të përbashkëta qeverive shqiptare dhe kosovare kanë shërbyer thjesht si alibi të rreme për të bërë gjoja të besueshëm rolin e Edi Ramës në funksion të projektit shtetëror serb kundër Kosovës dhe Shqipërisë.

Sot ky rol i Edi Ramës duhet zbardhur e hetuar me të gjitha instrumentet funksionale të Sigurisë Kombëtare, por edhe të drejtësisë, pasi Shqipëria dhe Kosova janë përballë një rreziku madhor për shkak të një strategjie të tillë thellësisht antikombëtare ku roli Esadist e tradhtar i Edi Ramës është një nga instrumentet shumë të rëndësishëm të saj.