FOTO/ Rama debat me ndjekësit për “Anti-KÇK”: Mblidh mendjen se do të të ikë koka një ditë

657
Sigal

Që prej të hënës  tashmë “Anti KÇK” ka nisur aksionin ndaj nga grupeve të cilësuara si kriminale. Në rrjetin social “Facebook” të kryeministrit Edi Rama ndjekësit nuk janë kursyer me komentet ndërsa edhe vetë kryeministri ka replikuar.

Të shumtë janë personat që e akuzojnë se operacioni është thjesht një propagandë ndërsa të tjerë i kujtojnë që pastrimi nis nga lart, dikush tjeter i kujton deputetet, apo vilën ne Surrel.

Mes shumë komenteve ajo që spikat është një nga komentuesit i cili i tërheq vëmendjen qe të kujdeset për veten, i cili shkruan: “do ta heqin kokën një ditë keta personat qe po i konfiskon pasurinë”.  Pas kësaj, nuk ka munguar pergjigja e kryeministrit:  Mos ia qaj hallin kokës time…

Repikat e Ramës me qytetarët:

Replikat me komentuesit:

Romeo Qarri: Fillo nga vetja z.kryeministër dhe ashtu me radh dhe të gjith ata që kan pasur postin tuaj nuk shesin më përrallat tuaja ,apo doni të bëni ndonjë të holl për të ndërtuar shtëpit që u dëmtuan nga tërmeti.

Edi Rama: Romeo Qarri e para njehere ti dhe kushdo qe mendon si ti mua me merr te keqen, se po te kisha gje per te fshehur nuk udhehiqja Reformen ne Drejtesi, po e pengoja ate sic e kane penguar plot te tjere! Dhe e dyta, nese ty lufta me pasurite e krimit te duket perralle, kjo zgjidhet me psikolog jo me dialog!

Dhori Kalivioti: Zoti Rama respekte ne rradhe te pare dhe ne rradhe te dyte duhet te fillosh nga te gjithe ata qe kane drejtuar nga 1991 dhe deri me sot qe shohim se kemi qe kajamaj qe emigrojme se sna mban vendi tone se cfare sna shofin syte dhe na degjojne veshet..

Edi Rama: Dhori Kalivioti une nuk e di cfare te shohin syte e te degjojne veshet i dashur mik, po di qe vrasesit, trafikantet, shfrytezuesit e vajzave, nuk jane radha e fundit, po jane zemra e te keqes ne cdo vend e ne cdo komunitet dhe sot ndaj tyre ka nisur nje goditje shkaterruese! Nese ty kjo s’te pelqen, mos u merzit, nuk te bej dot derman.

Ben Kasneci: Vetem zhurme per asgje.filloni nga vete ju politikanet,mjeket pedagoget,pastaj kriminelet se kur i keni lejuar kaq vite te bejn ca dojn ,besoj se sju prish shum pune po te vazhdojne dhe ca vite pune ato.prandaj .esht shume e veshtire per tu besuar zoteri i nderuar

Edi Rama: Ben Kasneci ky vend do behet do ti s’do ti dhe nuk e ka ky vend fajin qe ti ngaterron vendet kur parkon mendimet.

Elton Maksi Tozaj: Urime per punen por nje keshille Edi Rama keto postoblloqet rrugeve te Tiranes si ne vitin 1997 sot me 2020 jane nje turp! Percjellin nje pasiguri dhe terror tek te gjithe! Per mos te folur per arrogancen e policise!

Edi Rama: Elton Maksi Tozaj postblloqet le t’u ngjallin pasiguri fajtoreve jo ty e mua dhe mos ngaterro 1997 me 2020 se atehere e haje ti dhe shumica derrmuese e popullit, sot e ha nje pakice e vogel qe ka bere krime e qe duhet perfundimisht ta lere popullin dhe vendin rehat! Lufta me krimin s’eshte muhabet kafeneje as estrade studiosh tv, eshte lufte reale qe ka hyre ne nje kapitull vendimtar! Prandaj merre me qetesi dhe pozitivisht, se behet per ty e per tere njerezit normale te Shqiperise.

Ervin Gjoka: Sa hipokrizi nga ana jote zoti edi rama, ne rast se eshte polici elite pse nuk i perdore per ata peshqit e medhenje qe i ke ne parlamente, si vjedhja e floririt, gerdeci, vrasjet e politikaneve qe kane ndodhur nder vite, po te jesh i drejte sic thua fillo qe nga vitet 90 deri me sot, qysh eshte ajo shprehja qe ligjet funksionojne vetem per te dobetit, populli me nje fjale, je bere si gagash,populli te zgjodhi edhe ti jepi zgjidhje

Edi Rama: Ervin Gjoka te gjitha ceshtjet qe permend ti s’kane asnje lidhje me policine apo me qeverine, po me drejtesine dhe nuk jemi ne vitin 1945 po ne viti. 2020, prandaj po bejme reformen ne drejtesi e po pastrojme llumin nga pallati i drejtesise, qe politikanet, perfshire edhe mua, te jene te barabarte para ligjit! Keshtu qe hipokrizise gjeji vendin se s’ka asnje lidhje me mua e me punen time

Ardian Cakoni: U ngopen shqiptaret me keto lloje mashtrimesh, Shume zhurme per hic gje. Se nje gje eshte e sigurt,se pas nje muaj e shumta, do themi ca u be me OFL ku eshte OFL ja; ca u be me ceshtjet

Edi Rama: Ardian Cakoni mbase i di me te lehta se ç’jane dhe i pret me shpejt se ç’duhet te gjitha rezultatet e nismave te mia, po nese do t’i shohesh me pak me shume durim e kujdes, do gjesh plot rezultate edhe pse nismat jane te tera ne proces.

Ilir Ola Isaku: O Zoti kryeminister mire e bere po nise nga deputetet kte pune se kane zaptuar gjysmen e shqiperise pd dhe ps ato kriminelet shiten droge a ku di une po kto deputetet na kane marre ne qafe 3 breza nk e grejm koken ne shqiptaret si mund te jene ndertues gjithe deputet me 10 pallate.

Edi Rama: Ilir Ola Isaku po kush ta ka thene qe te gjithe deputetet jane ndertues me 10 pallate apo sa me shume pallate t’u vesh ne kurriz deputeteve, aq me te mire te duken vrasesit, trafikantet e shfrytezuesit e vajzave?! O zot

Nexhat Kadriaj: Po mblidh veten more i mjer se do ta heqin koken nje dit keta personat qe po i konfiskoni pasurin po pse nuk ju hap vende pune rinis por sillen verdall rrugeve vrasjet dhe vdekjet aksidentale jane ne rritje qdo dit nga 4-5 vet humbin jet nga rastet nga me te ndryshme qe i bie per nje vit 1000 vet humbin jete por nuk e keni mendjen tek njerzit por te konfiskimet .rrembimet dhe vjedhjen

Edi Rama: Nexhat Kadriaj e para ti mos e qaj hallin e kokes time, po beji hyzmetin tendes qe te ka futur ajer mesa shoh, se s’ka mundesi qe nje njeri normal te mos e perkrahe kete lufte kaq te qarte mes popullit e krimit; e dyta, ti flet per 4-5 vrasje ne dite sepse sheh mesa duket shume filma, por po te informoj se vrasjet ne Shqiperi kane rene gjysem per gjysem me 5 a 6 vjet me pare dhe 1000 vetet qe humbin jete ne vit ne vendin tone jane nje problem i qarte i aftesise tende aritmetike, jo i aftesise ne rritje te shtetit per te goditur krimin; e fundit, ti mos u shqeteso per konfiskimet e pasurive kriminale, sepse ajo eshte haram qe hallall s’behet dot ne Shqiperine qe duam, po shqetesohu per pasurine e te menduarit qe e paske ne rrjedhje alarmante! T’i them keto vellazerisht, sinqerisht, sepse me vjen realisht gjynah qe nje bashkeqytetar imi, nje shqiptar si une, te katandiset kaq keq sa per inat te qeverise te beje duvane e krimit!

Labi M Vlore: Kjo OFL-ja jote a do kaloj nga surreli nga gjiri I lalaezit nga jugu qe eshte privatizuar ka oligardet e politikes nga krimet e nje pas njeshme te politikes per 30 vjet sepse dole me spate te madhe me premtime,per ato PPP-te koncesionet qe jane nr kurris te shqiptareve,qe do ti paguajne breza me radhe nese do te ngeli njeri me bere ate vend,apo ua sekuestroni disa kundersgtareve te tu sa per te thene qe ja beme dicka,si cdo gje edhe kjo do te jete nje farce fallco sa per te kaluar kohen,

Edi Rama: Labi M Vlore ato koncesionet qe ty te kane thene se jane ne kurriz te shqiptareve dhe ti e perserit ketu si ne jerm, nuk jane ne kurrizin po ne sherbimin e popullit, ndersa kjo OFL-ja nuk ka çfare ben ne Surrel, se ne Surrel nuk ka kriminele te denuar …Shiko më shumë

Klodi Klodi: O zoti rama. Ligji fillohet nga larte. Jo nga poshte.

Edi Rama: Klodi Klodi te duken poshte ty kriminelet qe kane bere pasuri marramendese duke vrare, rrembyer njerez, shantazhuar e sakatuar dynjane dhe trafikuar tere te keqiat e kesaj jete?! Sa keq me vjen per ty!

Emanuel Xhafaj: Kesaj i thon kur ske cai ben gomarit ibje samarit qe dote thot ike kriminelet ne palament na ata duhet ta filloje pastaj nate tjeret pradaj edi rama e fillove seprapthi kete shou

Edi Rama: Emanuel Xhafaj per cilet kriminele ne parlament e ke fjalen konkretisht apo ke degjuar aq shume llogje e ke ngrene aq shume balte katundi politik e mediatik, sa perserit si ne jerm ato qe ke degjuar e vjell pa mendje ato qe ke ngrene?! Po nese ty o mik te duket fillim se prapthi, vazhdimi i lufte me krimin duke goditur pasurine e vene me vrasje, trafiqe, shkaterrime jetesh, atehere ky eshte problemi yt, jo i yni qe e duam Shqiperine te denje per popullin e saj!